SPORT, 23 Gusht 2021, 17:05

Kriza e Barçës, arrihet marrëveshja me Jordi Albën për uljen e pagës

Kriza e Barçës, arrihet marrëveshja me Jordi Albën

Barcelona po përballet me vështirësi të mëdha ekonomike për shkak të keqmenaxhimit të klubit nga presidenti Josep Maria Bartomeu, që e ka çuar nivelin e borxhit në 1 miliard e 350 milionë euro. Goditja më e madhe erdhi me largimin e Lionel Messit, por as paga e kursyer e “Pleshtit” nuk po mjafton për të shmangur krizën e thellë. Pas mbrojtësit Pique, edhe Jordi Alba ka ka pranuar uljen e pagës, për të ndihmuar sadopak në përmirësimin e situatës.

Negociatat mes dy palëve kishin filluar prej ditësh dhe këtë të hënë, sipas shtypit spanjoll, ka dalë tymi i bardhë. “Askush nga klubi nuk më ka pyetur deri dy ose tri javë më parë. Gjithmonë kam dashur të ndihmoj dhe mendoj se askush nuk mund të dyshojë tek unë,” – komentoi Alba pas ndeshjes ndaj Real Sociedadit. Negociatat me Sergio Busquets dhe Sergi Roberto për uljen e pagës mbeten të hapura.