SPORT, 23 Gusht 2021, 14:31

30 milionë euro operacion, Atletico Madrid firmos me qendërsulmuesin

Kampionët e Spanjës, Atletico Madrid kanë gjetur më në fund një sulmues qendre, pas kërkimeve të shumta gjatë gjithë verës. Matheus Cunha është lojtari që do i bashkohet Simeones në ditët në vazhdim.

Sky Sport nga Gjermania bën me dije se Hertha Berlin është bindur për të lënë të lirë 22-vjeçarin, në këmbim të 30 milionë eurove, plus bonuse në varësi të paraqitjeve të të riut.

Braziliani pritet të jetë partner i Suarez në sulm. Për të u interesua edhe Everton, që ishte i gatshëm të kënaqte oreksin e Hertha Berlin, por në fund lojtari vendosi të zgjedhe Atleticon.