SPORT, 24 Gusht 2021, 10:16

Milan cinik që në start, Diaz i jep fitoren në hapjen e kampionatit

Milan cinik që në start, Diaz i jep fitoren në hapjen e

Milan e ka filluar sezonin e ri me një fitore minimale 0-1 ndaj Sampdorias. Ka mjaftuar goli i Diaz në minutën e 9-të për të marrë 3 pikët në transfertë për kuqezinjtë.

Të besuarit e Piolit janë pretendentë për të fituar titullin teksa edhe vitin e kaluar synuan, por në fund u mjaftuan vetëm me një vend në zonën Champions.

Kujtojmë se në sfidën ndaj Sampdorias, Milan nuk kishte në dispozicion Ibrahimoviçin dhe Kessie pasi të dy janë të dëmtuar.