SPORT, 14 Dhjetor 2020, 14:17

Pse populli e ka shkarkuar Ardi Veliun?

Pse populli e ka shkarkuar Ardi Veliun?


Nga Boiken Abazi

Pas 5 ditësh protestash në Tiranë dhe në shumë qytete të Shqipërisë, një gjë është bërë shume e qartë, Ardi Veliu është i shkarkuar.

Populli e ka shkarkuar Ardi Veliun. Populli ka vendosur vetë, ka vetëvendosur. Pritet vetëm që qeveria këtë vendim të popullit ta zyrtarizojë duke bërë shkarkimin, hetimin, deri në arrestimin e tij.

Ajo çfarë i ka bashkuar njerëzit në këtë protestë ishte vrasja e Klodian Rashës në pragun e derës së shtëpisë dhe pas këtij krimi, tentativa për një tjetër krim institucional: mashtrimi dhe manipulimi i Policisë për të mbuluar vrasjen. Ardi Veliu po qëndron në krye të Policisë me dhunë, dhe këtë gjë qytetarët nuk e tolerojnë.