SPORT, 13 Dhjetor 2020, 23:40

Lyon mposht PSG-në në Paris, Neymar lë fushën i dëmtuar

Lyon mposht PSG-në në Paris, Neymar lë fushën i dëmtuar

Paris Saint Germain rrëshket në vendin e tretë në Ligue 1 si rrallë herë në dekadën e fundit. Parizienët u mposhtën 0-1 në “Parc des Princes” nga Lyoni, që bashkë me Lille kryesojnë renditjen me nga 29 pikë, një më shumë se skuadra e drejtuar nga Thomas Thuchel.

Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 35-të nga Kadawere. Edhe pse Parisi kishte më shumë se 60 minuta lojë për ta ndryshuar rrjedhën e ndeshjes, Lyoni u organizua shumë mirë në mbrojtje, duke qenë i rrezikshëm në kundërsulme.

Kylian Mbappe iu afrua shumë golit në kohën shtesë, por goditja e tij përfundoi ngjitur me shtyllën. Lajm tjetër i hidhur për PSG-në është për Neymarin, që doli i dëmtuar mes dhimbjesh nga fusha, duke dhënë përshtypjen e një lëndimi serioz.