TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi ka reaguar për ngritjen e Task-Forcës nga Partia Socialiste në lidhje me zgjedhjet lokale të 30 qershorit.
Ajo shkruan se kryeministri Edi Rama pasi mbushi listat e blerësit të votave me hajdutët e taksave tashmë ka ngritur edhe një tas-forcë partiak për zgjedhjet. Për Cupin, tallje më të madhe nuk mund t’u bësh shqiptarëve dhe miqve ndërkombëtarë duke shtuar se sot qytetarët do të tregojnë se nuk pranojnë një kryeministër si Rama, i cili i vjedhë dhe i tall ata çdo ditë.
Janë qesharakë e te pabesueshëm, sepse ngrene nje task force partiake per zgjedhjet, kur partia e tyre ka vetë qeverinë, vete policinë, vetë cakton “rivalët”, vetë cakton rezultatin.
Tallje me te madhe nuk mund t’u bëhet shqiptareve dhe miqve ndërkombetare, te cilet po e bejne çdo dite e me te qarte se pa çuar ne burg hajdutet e zgjedhjeve, nuk ka per te patur zgjedhje as me 30 qershor, as me 30 dhjetor.Me pjesemarrjen me te madhe sonte ne oren 18.30 ne protesten me europiane te zhvilluar ndonjehere para kryeministrise, le te tregojme se shqiptaret nuk pranojne me te drejtohen nga nje kryeminister qe i tall dhe i vjedh çdo dite.”-shkruan ajo.
Kujtojmë se emrat e zgjedhur nga PS për Task-Forcën janë : Gramoz Ruci, Taulant Balla, Fatmir Xhafaj, Ulsi Manja, Ermonela Felaj, Etilda Gjonaj, Damian Gjiknuri, Arben Pellumbi, Sander Lleshaj, Erjon Brace