AKTUALITET, 11 Maj 2019, 09:48

Dalin pamje e atentatit në Lungomare ndaj Inez Hajrullës, shoqërohen 8 persona

Dalin pamje e atentatit në Lungomare ndaj Inez Hajrullës,


8 persona janë shoqëruar lidhur me atentatin ndaj Inez Harjrullës, të bërë ditën e djeshme në zonën e Lungomares në Vlorë.

Burime i thanë Dosja.al se hetimet e policisë po zhvillohen në disa pista, ndërsa ende nuk ka asnjë të identifikuar si autor të ngjarjes së rëndë. Po ashtu, dyshimet flasin për 3 persona që kanë marrë pjesë në atentat të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes me makinën që u gjet e djegur në fshatin Babicë.

Televizioni Ora News ka siguruar pamjet e largimit të atentatorëve me një makinë fuoristradë Land Rover.

https://www.youtube.com/watch?v=kEF8Km7jW4Q&feature=player_embedded

Kujtojmë se ditën e djeshme në zonën e Lungomares në Vlorë, u bë një atentat ndaj shtetasit Inez Hajrulla, ku u plagos një kalimtar i rastit. Njëri prej personave ka zbritur nga Land Roveri dhe ka qëlluar në drejtim të Inez Hajrullës, ndërsa mësohet se nga tavolina ku qëndronte ky i fundit janë kundërpërgjigjur me pistoletë. Pas ngjarjes në fjalë në Babicë të Vlorës u gjetën 2 makina të djegura të cilat dyshohet se iu përkasin autorëve. Shënjestra Inez Hajrulla, ndodhej në një lokal, por iu ka shpëtuar plumbave. Po ashtu në nivelin e dyshimeve flet se atentati i sotëm ka qenë si pasojë e përplasjeve mes dy grupeve kriminale që veprojnë në këtë qytet. Hajrulla, dyshohet si i përfshirë në një grup të strukturuar kriminal. Në vitin 2017 të njëjtit person i është bërë atentat me eksploziv, ku humbi edhe këmbët.

Hajrulla së bashku me një shokun e tij ka qënë duke pirë kafe në një nga baret e qytetit kur një makinë është afruar dhe ka qëlluar në drejtim të tyre.

Atentatorët kanë nxjerrë armët nga xhamat e makinës, ndërsa dy personat e ulur i janë kundërpërgjigjur. Pas sulmit Inez Hajrulla u largua nga vendi i ngjarjes, ndërsa autorët u larguan në drejtim të Babicës, ku edhe u gjet makina e autorëve.