AKTUALITET, 11 Maj 2019, 11:09

Arbër Çepani: Jetojmë në një vend xhungël


Kanë kaluar shumë vite nga pjesëmarrja e tij në Big Brother 1, nga ku Arbër Çepani  doli edhe fitues, por ai vazhdon të jetë i angazhuar me disa aktivitete të cilat ende e lidhin me publikun.

Mbrëmjen e kaluar Arbër Çepani ka qënë i ftuar në emisionin Late Night Show ku është shprehur se në Shqipëri është një vend xhungël.

Ai tha se mundësia e hapjes së një biznesi dhe investimit nga një i ri në Shqipëri është shumë e vështirë.

"Jetojmë në një vend ku është xhungël, në rastin konkret biznesi dhe shumë sektorë të tjerë. Për një të ri që do të investojë në Shqipëri nuk është fushë me lule jo se ka konkurrencë dhe vështirësi por  sepse përgjithësisht ndodhin ato që ndodhin dhe gjithë ai hovi, energjia, pozitiviteti që do ta çlirosh në vendin tënd, çohesh një mëngjes dhe të duket sikur zgjohesh në Ximbaue. Kjo të bën të demoralizohesh, të mendosh të tërhiqesh mbrapsht." është shprehur ish banori i Big Brother-it Arbër Çepani.

I pyetur nga moderatori se  sa të ka ndihmuar fama në biznes.

Arbër Çepani i është përgjigjur:

"Fama të jep një shtysë fillestare në fushën e biznesit. Çfarëdo lloj sipërmarrje që dikush do hapë ditën e parë do vijnë sepse je personazh televiziv por të jesh i sigurt që ditën e dytë nuk do vijnë më nëse nuk i pëlqen shërbimi që ti i ofron. Ekziston fakti që është shtysë e mirë."

Image