TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pasditen e sotme opozita e bashkuar do zhvillojë protestën e radhës në orën 18:30.
Tubimi do të mbahet në sheshin para Kryeministrisë, ndërsa ende nuk dihen skenarët si do të vijojë dhe sa do të zgjasë kjo protestë.
Ndërsa, policia ka marrë masat për të garantuar sigurinë dhe shmangur incidentet e mundshme, duke vendosur kamera sigurie, dron, agjentë civilë, mbi 1500 efektivë policie, automjete të hedhjes së ujit si dhe garda e Republikës, të cilët do të jenë të angazhuara për të monitoruar dhe ndërhyrë në cdo moment nëse gjatë protest do të ketë momente dhune.
Shtyllat janë lyer me graso, ndërsa është vendosur mbrojtësja te dera e jashtme e Kryeministrisë, por edhe rrethimi me gardh metalik. Po ashtu është bërë edhe bllokimi i qarkullimit në rrugën ‘Ismail Qemali’, ‘Ibrahim Rugova’ lidhje me bulevardin, ura e Lanës nga ministria e Brendshme deri tek Presidenca, aty ku do të ndalohet edhe parkimi i mjeteve.