AKTUALITET, 14 Nëntor 2019, 18:51

Fshehën drogë me vlerë 20 mijë euro në pyll, por derrat e egër u bëjnë namin shqiptarëve

Fshehën drogë me vlerë 20 mijë euro në pyll, por derrat



Tre shqiptarë dhe një italian, të cilët shpërndanin kokainë në rajonin toskan të Italisë, menduan se fshehja e drogë në tokë, në një pullë në zonë, do të ishte një ide e mirë, por nuk rezultoi kështu.

Sipas mediave italiane, ata e kishin futur drogën, me vlerë 20 mijë euro, nëpër kavanoza dhe i kishin groposur, por lënda narkotike u zbulua nga derrat e egër të cilët e shkatërruan atë.

Shqiptarët dhe italiani u arrestuan, pasi policia i zbuloi ata gjatë përgjimit të telefonave, ku u ankuan për prishjen e drogë. Sipas mediave italiane, ata trafikonin rreth 2 kilogramë drogë çdo muaj në zonën e Valdichiana Senese dhe Aretina.