TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Partia Socialiste ka mbledhur sot grupin e saj parlamentar, ku është vendosur që seanca e radhës në Kuvend të mbahet ditën e mërkurë, në orën 10;00, dhe jo të enjteve siç ndodh zakonisht.
Burime bëjnë me dije se PS ka kërkuar zgjatjen e afatit për komisionin e posaçëm të Reformës Zgjedhore. Ikën Gjylameti, në krye të komisionit të Reformës Zgjedhore propozohet Damian Gjiknuri, i cili më herët ka marrë dhe postin e sekretarit për këtë reformë në PS.
PS do të thërrasë deputetët e rinj të opozitës të zënë vendet bosh të opozitës në komision, e paralajmëruar kjo dhe nga ana e kryeministrit Rama në daljet e tij publike.
“Nuk kemi ngut ne të kalojmë Reformën Zgjedhore akoma, patjetër që zonjat e zotërinjtë që janë këtej (opozita e re) nuk i kemi sjellë ne, por lista e firmosur nga artisti Lulzm Basha dhe doktoresha. Në Komisionin Zgjedhor do të gjejmë rrugën që të ketë një derë edhe për ata, jo këtu (në Kuvend), por një derë në tryezë.
Jemi gati që atyre (PD-LSI), sidoqoftë, meqë kanë vulat e partive, t’u njohim të drejtën e vulës dhe vetos po të duan, por nuk do të presim gjatë, aq sa është e arsyeshme, pasi nuk e lëmë veten në dorë të gjykimeve subjektive në qershor se ata nuk duan të vijnë.
Ata nuk i duan negociatat dhe mendojnë se duke bërë këtë, mund të pengojnë negociatat. Mund të ndikojnë, por duke menduar se do e kenë më kollaj të marrin pushtetin, është dëshpërim.
E mira e tyre është të hyjnë në zgjedhje. Zgjedhjet do të bëhen”, tha Kryeministri në seancën e zhvilluar të enjten në Kuvend.