TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Eksperti amerikan, Alon Ben Meir, ka reaguar ndaj provokimit të rëndë të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, i cili dje publikoi një fotografi të hartës së Kosovës me flamurin e Serbisë.
Ben Meir me anë të një postimi në rrjetet sociale ka thënë se SHBA-të dhe BE-ja duhet ta dënojnë këtë provokim të Vuçiç.
Më tej ai ka shtuar se presidenti amerikan, Joe Biden duhet të dërgojë porosi të qartë tek Vuçiçi, se pavarësia e Kosovës nuk do të jetë më kurrë objekt negocimi.
“SHBA-të dhe BE-ja duhet ta dënojnë provokimin e Vuçiçit.
Presidenti i SHBA-ve duhet të dërgojë mesazh të qartë tek Vuçiç se pavarësia e Kosovës nuk do të jetë më kurrë subjekt diskutimi”, shkruan Alon Ben Meir.
