TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 33-vjeçar i identifikuar si Angel Miçani është vënë në pranga pasi akuzohet se ka marrë pjesë në sherrin me sende të forta që solli vdekjen e 23-vjeçarit Marsel Osmani, ngjarje e ndodhur në vitin 2016 në Korçë.
Mësohet se Miçani, është vënë në pranga pasi akuzohet se ka bashkëpunuar në këtë krim të rëndë.
Angel Miçani është personi i tretë i arrestuar për vrasjen e Osmanit. Më herët, një vit pas krimit të rëndë është arrestuar 35-vjeçari Llazar Dine, banues në fshatin Dishnicë Korçë.
Ndërsa Olsi Zyberi është personi i parë që është arrestuar, ditën kur edhe ndodhi krimin në lokalin që ishte në pronësi të tij.
Si ndodhi vrasja e Osmanit?
Në gushtin e vitit 2016, Marsel Osmani nga fshati Dishnicë shkoi në një lokal me muzikë të llojit tallava që ishte në pronësi të Olsi Zyberit.
Gjithçka shkonte mirë deri në momentin që Osmani u përplas me Zyberin për një vajzë që punonte kamariere në lokalin e tij.
Pas sherrit, Olsi Zyberi akuzohet se ka rrahur barbarisht me hekur dhe me dru Osmanin në bashkëpunim me truprojën e lokalit, Llazar Dine dhe shokun e tij që u arrestua sot Angel Miçani.
Më pas dyshohet se e qëlloi edhe me thikë pas koke dhe më e pas e ka lidhur pas makinës duke e tërhequr zvarrë, për ta hedhur më vonë në një kanal.
Osmani u gjet mëngjesin e 30 gushtit nga të afërmit e tij në një kanal pranë rrugës nacionale Korçë-Bilisht dhe u transportua në gjendje kritike në Spitalin e Traumës në Tiranë, por nuk ka mundur tu mbijetojë dot plagëve të marra dhe për pasojë ndërroi jetë gjashtë ditë pas ngjarjes.