AKTUALITET, 19 Mars 2021, 10:08

Mori 50 mijë euro për të lobuar për Nikolla Gruevskin, jep dorëheqjen deputeti gjerman nga CSU

Mori 50 mijë euro për të lobuar për Nikolla Gruevskin, jep

Deputeti gjerman Tobias Zech nga CSU ka dhënë dorëheqjen pasi ka lobuar për ish-kryeministrin dhe ish-kryetarin e OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski.

Mediat vendase bëjnë me dije se Zech e lejoi atë të takohej në shtator dhe nëntor 2016 në Berlin me Ministrin e atëhershëm Federal për Bashkëpunimin Ekonomik Gerd Müller, dhe më pas me Ministrin e Brendshëm Horst Seehofer në Mynih, si dhe politikanë të tjerë të rangut të lartë.

Deputeti nga Unioni Social Kristian (CSU), parti motër e CDU-së së Kancelares Angela Merkel, për këtë mori nga OBRM-PDUKM-ja rreth 50 mijë euro. Zech në nëntor 2016 gjithashtu u shfaq në një tubim të OBRM-PDUKM-së gjatë fushatës zgjedhore.

Ndër të tjera bëhet me dije se ai mori paratë përmes ndërmarrjes “Scaliger Strategy Consulting oreku” e cila nënshkroi një marrëveshje për OR-konsultim me OBRM-PDUKM-në.