AKTUALITET, 19 Mars 2021, 10:31

Vuçiç postoi hartën e Kosovës me flamurin serb, reagon Hoxhaj: Serbia po nxitë urrejtje kundër fqinjëve

Vuçiç postoi hartën e Kosovës me flamurin serb, reagon

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar pas postimit të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Vuçiç postoi një fotografi me hartën e Kosovës, të cilën e bëri pjesë të Serbisë. Hoxhaj përmes një postimi në profilin e tij në rrjetet sociale shkruan se Serbia po propagandon po nxitë urrejtje kundër fqinjëve.

“Serbia nën @avucic sundimi autokratik është në një gjendje hipnoze ku propaganda & urrejtja nxiten kundër fqinjëve.

# Kosova si një shtet i pavarur dhe sovran është muri i vlerave euro-arlantike kundër mentalitetit të moshës së mesme”, ka shkruar Hoxhaj.

Fotografia të cilën Vuçiç e postoi në Instagram ka marrë shumë raportime nga shqiptarët, pasi janë ndjerë të ofenduar nga ky postim.