AKTUALITET, 18 Mars 2021, 22:55

"Ore Arjan sa lek do ti?"/ Çani: Ç'do të bëja po të më vinte Veliaj për të më blerë...

"Ore Arjan sa lek do ti?"/ Çani: Ç'do të

Arjan Çani, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka deklaruar se çdo njeri në Shqipëri ka një çmim dhe se sot shumë njerëz janë shitur.

Arjan Çani: Po ta mendosh hollë hollë, edhe unë them me vete, po të më vinte përshembull, të më thoshte, ore Arjan ca do ti? Unë do ti jepja një çmim. Unë do të shkoja atje. Ju mendoni se ky tipi, Lali, që vdes të quhet Lali, mendon se ka ndonjë ideologji që njerëzit janë partizan të ideologjisë? Unë i pari sikur të më vinte…

Nuk më vjen për aryse se unë postoj shumë, por unë jam po si ai, pa moral. Jam ëngjëll unë? Interesa janë të gjitha këto.

Mustafa Nano: Njeriu ka edhe bindje!

Arjan Çani: Këtu nuk ka bindje, atëherë çfarë ka?

/TPZ.al/