AKTUALITET, 19 Mars 2021, 09:06

Bie aksidentalisht nga ballkoni, humb jetën 54-vjeçari në Tiranë

Bie aksidentalisht nga ballkoni, humb jetën 54-vjeçari në

Një 54-vjeçar me inicialet A.N., ka rënë aksidentalisht nga kati i katër i pallatit ku jetonte dhe ka ndërruar jetë në vend.

Sipas njoftimit të policisë Tiranë, mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmë në orën 23:30.

Njoftimi i policisë:

Më datë 18.03.2021, rreth orës 23:30, në rrugën “Grigor Heba” ka rënë nga ballkoni i banesës ku jetonte shtetasi A. N., 54 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Nga veprimet e kryera dhe pyetja e dëshmitareve, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga bordura e katit të katërt.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.