TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në vijim të protestës së 109-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, qytetarët në Tiranë kanë shprehur edhe mbështetjen e tyre për ish-krerët e UÇK-së të dënuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Gjatë marshimit, protestuesit janë ndalur te busti i Adem Jasharit në rrugën e Durrësit, ku kanë zhvilluar një moment solidariteti në mbështetje të luftës së UÇK-së dhe ish-pjesëtarëve të saj.
Në këtë ndalesë, qytetarët kanë kënduar këngë patriotike, mes tyre “Mora fjalë”, kënga kushtuar Adem Jasharit, ndërsa momenti është shoqëruar me thirrje në mbështetje të çlirimtarëve.
“Liria ka emër!”, “Kosova është e jona!”, janë brohoritur nga protestuesit.
“Liri për çlirimtarët!”, ishte një tjetër prej thirrjeve të dëgjuara gjatë ndalesës te busti i Adem Jasharit.
