AKTUALITET, 16 Mars 2019, 20:37

Protestuesit i vënë flakën restorantit luksoz, "Fouquet's'. Frekuentohet nga politikanët dhe të pasurit

Jelekverdhët vijojnë protestat e dhunshme në kryeqytetin francez, Paris. Ditën e sotme, ata kanë sulmuar dyqane dhe restorante në zonën elitare "Champs -Elysees". Njërit prej restoranteve më të njohur, i cili frekuentohet shpesh nga elita politike e vendit, "Fouquet's", i është vënë flaka, gjatë protestës. Ky restorant ka një klientelë të zgjedhur dhe frekuentohet nga elita politike, financiare dhe ajo e showbizz. Kjo ka qenë arsyeja përse protestuesit e kanë targetuar. Kritikët e shohin si një shembull të polarizimit ekstrem, mes super të pasurve dhe pjesës tjetër të popullsisë.

/TPZ.al/