AKTUALITET, 16 Mars 2019, 18:53

Kryemadhi: Rama është i mbaruar, mjafton të merrni një psikolog

Kryemadhi: Rama është i mbaruar, mjafton të merrni një

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është e bindur për një fund të kryeministrit Edi Rama. E ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’, Kryemadhi tha se kryeministrit Edi Rama po i vjen fundi dhe për t’u bindur për një gjë të tillë, mjafton një psikolog profesionist.

Kryetarja e LSI-së u ndal edhe te protesta e opozitës. E pyetur në studio lidhur me qëndrimin e opozitës, Kryemadhi tha se do ketë çdo ditë protesta dhe jo për t’i shkaktuar ankth qytetarëve, por kryeministrit Edi Rama.

“Çdo ditë do ketë protestë, protesta nuk është për ti shkaktuar ankth qytetarëve. Protesta e qytetarëve të shqipërisë është ankth për Edi Ramën, se ai nuk e di çfarë do ndodhë, se opozita nuk e drejton më protestën, por vetë qytetarët.

Ankthi i Edi Ramës është se nuk ka asgjë në dorë. Sot, ishte në ankth. Zgjidhja është shumë e thjeshtë t’i japë poste socialistëve të palidhur me krimin. Nuk mund të ndryshojë dot mentalitetin e qytetarëve.

Ne e kemi thënë qartë, djegia e mandateve tona nuk është për pushtet në tavolinë. Këtun nuk është më çështje marrëveshja për të nxjerrë nga kriza Edi Rama. Sot, ka vetëm një fitimtar, pra qytetarët. Ne nuk duam një njeri që ka në dorë çdo gjë. Parlamentin e ke iligjitim. Ke vetëm një kryeministër i cili është i faktuar që ka ardhur nga krimi i organizuar.

Për mua është i mbaruar Edi Rama. Mjafton të merrni një psikolog profesional dhe tëshikoni të gjitha artikulimi dhe shikoni se ky njeri ka rënë tashmë", tha Kryemadhi.