TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 18:15 në Tiranë, pranë Liqenit Artificial. 62-vjeçari me iniciale H.B është gjetur i vrarë në këtë zonë me armë zjarri.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se 62-vjeçari po vraponte i shoqëruar nga djali i tij i mitur. Mësohet se atentati ndaj këtij shtetasi është bërë në prani të djalit të mitur. Mendohet se 62-vjeçari u vra nga dy persona të maskuar. Ndërsa dyshohet se njëri nga autorët të jetë shtetasi I.H nga Fieri.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie dhe ambulanca dhe priten të tjera detaje në vijim.
“Rreth orës 18:15, tek Liqeni Artificial, është vrarë me armë zjarri, shtetasi H. B., 62 vjeç. Policia ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij.”-njofton policia.