TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, pas përleshjes me forcat e policisë pas përfundimit të protestës ka folur për mediat.
Sipas tij e gjithë ngjarja ka ndodhur në momentin që ka marrë një telefonatë nga protestuesit e Fierit, të cilët e kanë njoftuar se policia po i merr me dhunë në komisariat. Ish-deputeti ka treguar se në ato momente po udhëtonte drejt Fierit dhe menjëherë është kthyer mbrapsht, për t’i kërkuar sqarime policisë se përse po i arrestoni, gjithashtu Baçi ka treguar se në ato momente ndodhej në makinë së bashku me djalin e ti Bruno Baçi të cilin policia e ka dhunuar.
“Shkoj dhe shikoj një grup protestruesish që po përlesheshin me forcat e policisë, djalin e kisha në makinë , dhe i thash ti vetëm filmo me celularë por, kur kthehem e shoh djalin të mbuluar me gjak të dhunuar nga policia. Djalin e kam në ambientet e policisë pasi edhunuan I morën telefonin me dhunë, madje duke e akuzuar djalin tim për kundërshtim të forcave policore. Unë për momentin po hetohem në gjemndje të lirë”- u shpreh Luan Baçi.