AKTUALITET, 16 Mars 2019, 20:08

U vra në sy të djalit, ja kush është viktima, i dënuar për agjitacion e propagandë

U vra në sy të djalit, ja kush është viktima, i dënuar

Haxhi Baçinozi është 62-vjeçari nga Fieri, i cili u gjet i vrarë me armë zjarri pasditen e sotme tek liqeni artificial.

Viktima lindi më 2 korrik të vitit 1957, në fshatin Radostinë të Fierit. Ai është një ish-i përndjekur që ka qenë dy herë i dënuar në diktaturë.

Më 30 janar 1982, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi me 10 vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë për “agjitacion e propagandë”. Pas dy vitesh, më 3 qershor 1984, ai është dënuar sërish me 21 vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet për “veprën e terrorit në bashkë-punim” (dënim i kombinuar).