TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas protestës kombëtare të opozitës së bashkuar pati shumë të shoqëruar nga policia, mes tyre edhe djali i kreut të degës së PD, në Fier Luan Baçi, Bruno Baçi.
Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa ka publikuar video të reja, për të kuptuar se si ndodhi arrestimi i djalit të ish-deputetit të PD.
Siç shihet edhe nga pamjet, djali i Baçit u sulmua dhe më pas u arrestua edhe ai vetë teksa po filmonte momentin e prangosjes së një tjetër protestuesi.
Ndërkohë, fillimisht u shoqërua edhe vetë Luan Baçi, por më pas u la i lirë, kurse i biri vijon të jetë në policinë e Tiranës.
[video width="426" height="752" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2019/03/01-3.mp4"][/video]
[video width="426" height="774" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2019/03/02-3.mp4"][/video]
Reagimi:
Videot e dhunes policore te paprecedente dhe te paligjshme ndaj qytetareve te Fierit qe kishin marr pjese ne proteste.
Kryetarin e PD Fier Luan Baçi e lajmeruan qytetaret me telefon qe po dhunoheshin nga policia dhe ai bashke me djalin shkuan ne vendin e ngjarjes. Djali Bruno filloj te filmonte per te dokumentuar te verteten, pikerisht dhunen e policise ndaj qytetareve dhe ne kete moment ra vete viktime e dhunes se tyre.
Ne video e pare shikohet momenti kur Bruno Baçi, djali i kryetarit i PD Fier dhe ish deputeti Luan Baçi, del per te filmuar dhunen dhe nje polic i maskuar i sulet, e sulmon fizikisht edhe pastaj e arrestojne pasi e dhunuan. E papranueshme edhe jo ligjore.
Protestat do vazhdojne edhe me te fuqishme! Fieri dhe gjithe Shqiperia nuk ndalet nga hakmarrja primitive e nje kryeministri ne panik dhe te ikur!