TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Autostrada Kavajë-Lushnjë është bllokuar prej banorëve të Rrogozhinës dhe zonave përreth. Banorët kanë dalë në protestë për situatën e vështirë ekonomike dhe sociale që po kalon vendi. Ata shprehen se po protestojnë për rritjen e çmimeve dhe mungesën e punësimit, largimin e të rinjve që nuk e shohin perspektiven në Shqipëri.
Sipas Partisë Demokratike, protesta detyron Ramën të devijojë rrugë. Eskorta e kryeministrit është bllokuar nga qytetarët në rrethrrotullimin e Rrogozhinës, ndërsa ky i fundit ishte nisur për në Lushnjë.