TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Momente të rënda kanë ndodhur pak minuta më parë në sheshin Skënderbej, ku duket se tashmë “lufta” mes policisë dhe protestuesve është bërë e fortë.
Policia ka vijuar me hedhje uji dhe gazi lotsjellës te protestuesit që qëndronin në shesh.

Ndërkohë, këta të fundit në një moment janë afruar, ku nuk kanë reshtuar bombat molotov. Një prej protestuesve është afruar te autoboti dhe me një shkop druri në dorë ka dhunuar një prej efektivëve.

Një tjetër ka hipur mbi autobotin, ndërsa ka tentuar që të hapë edhe derën e mjetit, por nuk ia ka dalë. Policia ka vijuar me gaz dhe ujë, duke tentuar që t’i shpërndajë ata, e duke ia dalë t’i largojë.
