TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjatë festimeve të sotme në Tiranë, një grup qytetarësh nuk kanë harruar të kujtojnë Ardit Gjoklajn, 17-vjeçarin që humbi jetën tragjikisht në landfillin e Sharrës.
Përmes dronit ata kanë shpalosur në qiellin e Tiranës foton e tij, duke bërë edhe një tjetër apel për drejtësi ndaj ngjarjes së rëndë.
Mëngjesin e datës 7 gusht 2016, trupi i të miturit Ardit Gjoklaj, u gjet i pajetë poshtë një grumbulli mbeturinash, në landfillin e Sharrës. Ai ishte shpërfytyruar për shkak të goditjes nga një mjet i rëndë.
Prej mëse një muaji, 17-vjeçari punonte në vend-grumbullimin e mbetjeve urbane, i joshur nga deklaratat publike të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili premtonte kushte optimale në këtë landfill.
