TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një Inter i jashtëzakonshëm triumfoi 3-2 ndaj Milanit në një ndeshje që prodhoi pesë gola dhe emocione pa fund në “San Siro”.
Tri minuta mjaftuan që Interi të zhbllokonte rezultatin me anë të Vesinos. Goli motivoi djemtë e Spaletit që patën një mori rastesh në pjesën e parë, por Donaruma u bë disa herë pengesë.
Fraksioni i dytë i lojës ishte akoma më elektrizues. Inter shënon sërish me anë të De Vrij, por Milani përgjigjet me Bakajokon. Më vonë arbitri akordon një penallti për zikaltrit pas një faulli të Kastijehos ndaj Martinez, ky i fundit ekzekuton saktë 11-metërshin. “Djalli” ngushton diferencën më Musakion në minutën e 71-të.
Në minutat e fundit të takimit skuadra e Gatuzos tregohet më kërkuese, por në rastet e pakta që krijon Handanoviç nuk zhgënje dhe e mban portën e tij të paprekur.
Milan 2 – 3 Inter
Shënues: Vesino 3’, De Vrij 51’, Martinez 67’ (pen) / Bakajoko 57’, Musakio 71’
