AKTUALITET, 17 Mars 2019, 22:57

Lindita Nikolla shkon në Parlament super e ngarkuar, çanta i përfundon në tokë

Edhe pse nuk është më ministre e Arsimit, Lindita Nikolla, shkon në Parlament e përgatitur mirë.

Ajo që duket qartë nga fotot, është se në çantën e saj mban dosje dhe materiale të shumta, aq sa në momente të caktuara nuk arrin të menaxhojë ngarkesën dhe e ul çantën në tokë për t’i ristemuar gjërat.

Tashmë, është një deputete e thjeshtë, por zonja Nikolla vijon të mbajë të njëjtën qetësi si gjithmonë dhe mbi të gjitha mban marrëdhënie miqësore me atë që i ka zënë vendin.

Siç dihet, Besa Shahini, aktualisht ministre e Arsimit, ka qenë dikur vartësja e Lindita Nikollës në pozicionin e zëvendësministres. Megjithatë, dy zonjat shihen bashkë dhe janë mikesha e kolege të mira.