AKTUALITET, 13 Dhjetor 2020, 16:19

Protestat/ Gjykata lë në burg tre të arrestuar, lirohen nga qelia 14 të tjerë në arrest shtëpie dhe detyrim paraqitje

Protestat/ Gjykata lë në burg tre të arrestuar, lirohen nga qelia

Gjykata e Tiranës ka dhënë masat e arrestit për disa protestues të arrestuar për protestën e dytë dhe të tretë për vrasjen e Klodian Rashës.

Në burg janë lënë vetëm 3 protestues, teksa 5 të tjerë janë në arrest shtëpie.

Po ashtu 9 prej të arrestuarve janë liruar në detyrim paraqitje kurse janë edhe 30 të tjerë që priten të dalin nesër para Gjykatës për masën e sigurisë.