TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Epidemiologu serb Branislav Tiodoroviç, deklaroi se Shtabi i Krizave në Serbi nga nesër do të miratojë masa të reja për parandalimin e përhapjes së Covid-19.
Tiodoroviç tha se pritet që nga nesër të përfshihet testi PCR i cili do të jetë i detyrueshëm për këdo që hyn në Serbi.
I pranueshëm është testi i realizuar brenda 48 orëve, ndërsa personat që nuk kanë test PCR do të duhet të futen në karantinë për 10 ditë, tha Tiodoroviç.
“Ne e prisnim stabilizimin e situatës, por kjo ende nuk ka ndodhur dhe nga nesër do të miratohen masa të reja, të cilat besoj do të jenë më efektive”, shpjegoi më tej epidemiologu.