AKTUALITET, 13 Dhjetor 2018, 22:26

Protesta, studentët: Nuk ka negociata me Edi Ramën, ja përse kërkon takim

Protesta, studentët: Nuk ka negociata me Edi Ramën, ja përse

Disa prej studentëve protestues thanë në emisionin “Të Paekspozuarit” se nuk pranojnë në mënyrë kategorike negociata me kryeministrin Edi Rama.

Eraldo Kalemaj, njëri prej studentëve u shpreh se Edi Rama duhet të plotësojë tetë kërkesat. Ndërsa njëra prej studenteve e akuzoi kryeministrin Rama se kërkon negociata për të mos plotësuar kërkesat e tyre.

Ndërkohë studentët e tjerë u shprehën qartë se nuk ka negociata me Ramën, as takim, kjo gjë mund të kërkohet vetëm pas plotësimit të kritereve të kërkuara prej tyre.

Studenti: Eraldo Kalemaj:

Ne nuk pranojmë dialog sepse kërkesat janë minimale dhe nuk kemi çfarë negociojmë. Rama kërkon negociata sepse nuk pranon kushtet tona.

Ai tregohet kokëfortë, por ne do tregohemi më kokëfortë se ai. Jemi për dialog, por pas plotësimit të kushteve.

Studentja Ilva Mamica:

Kjo është një politikë e vjetër që ka na ka çuar sot në këtë protestë. Nuk ka negociata sepse kërkesat janë bazike. Ata që kërkojnë dialog nuk na përfaqësojnë ne. Protesta është një mekanizëm reflektues.

Studentja Mirela Ruko:

Historia tregon që ne kemi gabuar apo veprimet tona janë të drejta. Sa i përket salcës që i kam hedhur ministres Nikolla tregon se ne kemi pasur të drejtë për problematikat tona.

Kryeministri thotë kur do flasim, por nuk e kupton që ne kemi folur tashmë në rrugë. / TPZ.AL