TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Qytetarët në Lezhë protestojnë për vrasjen e të riut, Klodian Rasha nga efektivi i Policisë. Ndërkohë superstrada Lezhë-Shkodër është e bllokuar. Në qytete të ndryshme të Shqipërisë janë zhvilluar protesta për vrasjen e Klodian Rashës. Sakaq kryeministri Edi Rama, mbrëmjen e kësaj të enjteje, njoftoi dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, ndërsa protesta vijon edhe ditën e sotme, ku protestuesit shprehen njëzëri “drejtësi për Klodianin”.
