AKTUALITET, 10 Dhjetor 2020, 19:32

Kapsolla dhe thyerje të xhamave të komisariatit, qytetarët në Lezhë në demonstratë për vrasjen e Klodian Rashës

Kapsolla dhe thyerje të xhamave të komisariatit, qytetarët

Një protestë e lajmëruar në rrjetet sociale është zhvilluar në Lezhë rreth orës 17:00.

Protesta në nderim te Klodjan Rashes ka filluar përballë “obeliskut” ku dhe u ndezën qirinjtë.

Sipas BalkanWeb, më pas, me pankarta në duar iu drejtuan komisariatit të policisë, ku dhe kanë hedhur kapsolla dhe kanë shkelmuar portën.

Protesta është zhvendosur drejt prokurorisë së Lezhës me thirrjet “Duam drejtësi” e më pas para Bashkisë.

Rreth orës 16:00, protestuesit kanë bllokuar superstradën Shkodër –Tiranë, ku dhe janë krijuar radhë të gjata. Binte në sy mungesa e uniformave të policisë, për të kontrolluar turmën, e cila gjatë manifestimit ka thyer disa xhama tek komisariati, si dhe dëmtuan kazanët e pastrimit.