AKTUALITET, 26 Janar 2019, 12:49

39-vjeçari kanos 3 persona me pistoletë, më pas qëllon në ajër

39-vjeçari kanos 3 persona me pistoletë, më pas qëllon

Një 39-vjeçar është arrestuar për veprat penale “Kanosje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municionit luftarak” në kryeqytet si dhe i është sekuestruar një armë zjarri “pistoletë”.

Shërbimet e Policisë së Komisariatit Nr.3 thonë se ky shtetas në rrugën “Zydi Herri”, pas një konflikti ka kanosur tre shtetas duke qëlluar në ajër me armë zjarri “pistoletë”, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.