AKTUALITET, 26 Janar 2019, 12:30

Vodhi çantat dhe celularët me dhunë, kapet 23 vjeçari

Vodhi çantat dhe celularët me dhunë, kapet 23 vjeçari

Operacioni policor i koduar “Çanta“ ndaloi një 23-vjeçar si autor i dyshuar i tre “vjedhjeve me dhunë”.

Në pranga ra djali i identifikuar me inicialet D. L. pasi "nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, dyshohet se ky shtetas në periudha të ndryshme kohore ka vjedhur me dhunë tre shtetase, duke ju marrë forcërisht çantat e krahut dhe aparatin celular."

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Vjedhja me dhunë” të parashikuar nga neni 139 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasit të mësipërm