TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Protestës së studentëve i janë bashkuar qytetarët në të gjithë qytetet më kryesore të vendit. Në 9 qytete banorët janë ngritur në këmbë duke kërkuar uljen e energjisë elektrike dhe të karburantit.
Akset kombëtare janë bllokuar nga ngritja në protestë e këtyre qyteteve: Korça, Devolli, Kurbini Fieri, Vlora, Lezha, Shkodra, Durrësi, Elbasani dhe Kavaja.
Studentët kanë frymëzuar qytetarët që të çohen për të drejtat e tyre. Qytetarët dhe studentët në Elbasan kanë bllokuar autostradën Tiranë-Elbasan, duke bërë thirrje “Rama ik”.
Ndërsa në Durrës, qytetarët janë ngritur në protesta kundër kushteve të këqija ekonomike dhe taksave të larta.