AKTUALITET, 14 August 2026, 16:07

Në kërkim prej më shumë se 20 vitesh për vrasje/ Zbulohet identiteti i shqiptarit të arrestuar në Athinë

Në kërkim prej më shumë se 20 vitesh për vrasje/

Zbulohet identiteti i shqiptarit të arrestuar nga policia greke në Athinë. I arrestuari është Gerion Çeçja, i cili rezultonte në kërkim për më shumë se 20 vite për një vrasje të kryer në Tiranë.

Sipas raportimeve nga mediat greke, Çeçja u arrestua ditën e djeshme në zonën e Filotheit në Athinë. 47-vjeçari akuzohet për vrasjen e një bashkëatdhetari të tij në Tiranë, në vitin 2006, të cilin dyshohet se e ka qëlluar me armë zjarri.

 
Pas arrestimit, Çeçja është dërguar në Prokurorinë Publike kompetente, ku do të ndiqen procedurat e mëtejshme ligjore.