TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Të gjitha çështjet e pronësisë do të trajtohen nga “Agjencia Shtetërore e Pronës”, institucioni i vetëm dhe qendror që do të marrë përsipër të mbyllë problematikat me pronat private dhe shtetërore deri në vitin 2028.
Por cili është efekti që sjell tek qytetarët qendërzimi i shërbimeve? Avokati Gjin Syla, thekson se unifikimi i shërbimeve do të sjellë lehtësim të procedurave për qytetarët si dhe eliminimin gradual të problematikave. Por a mund të përfundojë brenda 2028-ës një proces kaq i komplikuar për vendin?
Sipas relacionit, projektligji për “Agjencinë Shtetërore të Pronës” i hedhur për konsultim publik, nuk synon thjesht krijimin e një institucioni të ri, por konsiston në ndërtimin e një modeli të integruar të administrimit të pronës, i cili garanton një qasje koherente dhe të unifikuar në tre shtylla kryesore të menaxhimit të pasurisë së paluajtshme.