AKTUALITET, 15 Korrik 2019, 15:35

Pronarët në rrezik për jetën/ Dalin emrat, kush janë katër të plagosurit nga shpërthimi në Bllok

Pronarët në rrezik për jetën/ Dalin emrat, kush janë

Zbulohen detaje të tjera nga shpërthimi në zonën ish-Bllokut.

Sokol dhe Alma Pirra janë pronarët e argjendarisë dhe ndodhen në gjendje të rëndë, për shkak të lëndimeve të marra nga shpërthimi.

E plagosur ka mbetur edhe Eneda Nura 18 vjeç, e cila është punonjëse e argjendarisë dhe Ardanoel Serani 23 vjeç, kalimtar i rastit.

Mësohet se të gjithë të lënduarit janë transportuar me urgjencë tek spitali i Tramës në repartin e djegieve për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Mesditën e sotme në zonën e ish-Bllokut në punishten e një argjendarie në zonën e ish-bllokut ka shpërthyer bombola e gazit.