AKTUALITET, 25 Tetor 2018, 19:37

“Pronarët e basteve kriminelë”, Paloka-Ramës: Si deputetët e tu

Partia Demokratike ka vendosur që luftën nga parlamenti me maxhorancën ta zhvillojë nëpërmjet rrjeteve sociale.

Nënkryetari i PD-së Edi Paloka ka ironizuar kryeministrin Edi Rama në parlament për mbylljen e lojërave të fatit dhe basteve, referuar deklaratave të tij për pronarët e basteve si persona me të kaluar kriminale.

STATUSI I PALOKËS

Dëgjova Ramën në Parlament. Për të treguar që po luftonte krimin duke hequr bastet lexoi disa nga dosjet e pronarëve të kazinove (imagjinare se në fakt nuk përmendi asnjë emër)

“Vrasje, plagosje”

“Trafik droge”

“Prostitucion”

“Grabitje…”

Po të kishte shtuar dhe përdhunimin, do vija bast që kishte përpara e po lexonte dosjet e deputetëve dhe kryebashkiakëve të tij…

Paloka Fb