AKTUALITET, 25 Tetor 2018, 17:58

Përgjimet/ Ato që prokuroria thotë dhe ato që fsheh për Dakon

Prokuroria ka reaguar sot për tu futur në mes të debatit që po përplas opozitën me qeverinë, nëse kryebashkiaku i Durrësit ka rënë pre e Përgjimeve. Që prej ditës së aksionit për arrestimin e bandës shijakase të Avdylajve, PD pretendon se në minutat e fundit nga qeveria është ushtruar presion që të hiqej nga lista e arrestimeve Vangjush Dako. Por i pyetur nga televizioni Klan institucioni i akuzës është përgjigjur se kjo është kategorikisht e pavërtetë dhe se Dako nuk ka qenë asnjëherë në listën e arrestimeve. Por më kuriozja ka qenë përgjigjja që Prokuroria ka dhënë për pyetjen nëse emri i Vangjush Dakos del në këtë dosje. Shprehja lakonike: “nuk kemi koment për këtë” tregon shumë.

Versionin e parë për të cilin prokuroria mund të përgjigjej gjithashtu “Nuk kemi koment”, ajo e ka mohuar kategorikisht, ndërsa mundësinë që Dako të gjendet në përgjime e ka lënë të hapur (shiko poshte).

>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>

Dhe kjo e ka një arsye.

Sepse kryetari i Bashkisë së Durrësit gjendet realisht në atë që opozita e etiketoi si “dosja 339”. Sipas burimeve nga prokurorë që tashmë janë larguar nga hetimi i kësaj çështjeje, emri i kryebashkiakut gjendet aty mbi 20 herë, edhe kur përmendet në përgjimet mes trafikantëve si në rastin e Tahirit edhe kur kapet duke folur vetë me këta. Ai dëgjohet të flasë për punë të zgjedhjeve dhe çështje punësimi.

Pasi mori drejtimin e Prokurorisë, kamikazja socialiste Arta Marku hoqi nga hetimi i kësaj çështjeje prokurorin Hajdarmataj. Më parë Adriatik Llalla, kishte larguar nga hetimi i saj një tjetër prokuror, Anton Martinin. Po ti shtosh këtyre edhe oficerët gjyqësorë, ata që kanë kryer përgjimet, ata që i kanë zbardhur ato, rrethi i personave që kanë djeni që Vangjush Dako është

kapur në përgjim me bandën e Avdylajve është tepër i madh që mund të lejojë fshehjen. Duke ditur se një pjesë e këtyre personave janë edhe të afërt me opozitën të cilësi i kalojnë informacione, prokuroria nuk mund të gënjejte duke thënë që Dako nuk gjendet në dosjen 339. Prandaj organi i akuzës nuk komentoi më shumë sesa shprehja: “Nuk kemi koment”.

Me ardhjen e Arta Markut dhe me vendosjen e shoqes së saj Prela tek krimet e rënda, i vetmi favor që ato i kanë bërë socialistëve është ndarja e dosjes së Avdylajve nga ajo e Vangjush Dakos, me justifikimin se kjo e dyta do të hetohet më vete.

Ndoshta kjo manovër i ka nxitur ish prokurorët e çështjes të nxjerrin “secrete” prej saj duke nxjerrë në public detaje nga përgjimet në rrejtin e të cilave ka rënë ede kryebashkiaku i Durrësit. Dhe burime të mirëkonfirmuara pohojnë se ato do të dalin shumë shpejt./Lapsi.al