AKTUALITET, 25 Tetor 2018, 16:58

Ligji për prishjen e Teatrit Kombëtar, Spaho paralajmëron lëvizjen e PD-së dhe frontit qytetar

Ligji për prishjen e Teatrit Kombëtar, Spaho paralajmëron

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Edmond Spaho ka komentuar kalimin e ligjit që i hap rrugë shembjes së Teatrit.

Spaho në “Top Talk” tha se nuk se nuk kishte dyshime që ky ligj do të miratohej dhe shtoi se tani hapi i radhës i Partisë Demokratike do të jetë ankimimi në Gjykatën Kushtetuese.

“Tani që ka ligj do e ankimojmë sepse më parë nuk kishim se çfarë të ankimonim. Teatri është çështje e gjithë Tiranës. Do të bashkëpunojmë me artistët dhe qytetarët që të bashkohemi për të bërë një front qytetar. Nëse çdokush vjen, ne do ta bllokojmë qeverinë”, deklaroi Spaho.