AKTUALITET, 25 Tetor 2018, 17:04

Gjykata jep masën e sigurisë për dy të arrestuarit e tjerë në operacionin “VOL-VO 4”

Gjykata jep masën e sigurisë për dy të arrestuarit e

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë vendimin për masata e sigurisë për 2 të arrestuarit e tjerë gjatë mega operacionit të policisë të koduar “VOL-VO 4”.

Kështu, policia ka dhënë masën “arrest me burg” për Orges Jahelezi, alias Artan Elezi, të njohur ndryshe edhe me pseudonimin “Nita”, nga Tirana.

E njëjta masë sigurie është dhënë edhe për Elis Bahushin nga Elbasani.

Kujtojmë se Gjykata një ditë më parë dha masat e sigurisë edhe për të arrestuarit e tjerë të këtij operacioni.

Masat e dhëna një ditë më parë:

Arrest shtëpie

Bledar Koçi

Lule Zeneli

Luigji Paloka

Kol Lleshi

Zef Ndoka

Vasil Nika

Genc Zeneli

Vlash Gazulli

Detyrim paraqitje

Mimoza Ndoka

Marjeta Peskura