AKTUALITET, 7 Dhjetor 2019, 13:41

Prokurorja e Durrësit: Duam ekspertë ndërtimi për godinat që po shemben

Prokurorja e Durrësit: Duam ekspertë ndërtimi për godinat


Prokuroria e Durrësit kërkon ekspertë ndërtimi për të kryer veprimet hetimore në godinat që po shemben në vazhdim e sipër.

U bë e ditur nga drejtuesja e Prokurorisë së Durrësit Anita Jella gjatë prononcimit për median pas takimit me kryeprokurorin Olsian Çela.

“I është kërkuar mbështetja Prokurorisë së Përgjithshme dhe KLP-së për të na ndihmuar me ekspertë në fushën e ndërtimit për ti pasur të pranishëm në kryerjen e veprimeve hetimore të këqyrjes së vendngjarjes përsa i takon godinave që shembën në vazhdim” u shpreh Jella.

Kryeprokurori tha se i ka garantuar prokurorëve të Durrësit mbështetje të plotë.

“Ata janë të pavarur dhe ne do i garantojmë pavarësinë e tyre dhe në këtë klimë presim rezultatin” mbylli deklaratën e tij kryeprokurori.