AKTUALITET, 7 Dhjetor 2019, 11:53

VIDEO/ Kokainë në reçipetat e gruas shtatzënë, shqiptari justifikohet në gjyq: I bërtita dhe ajo…

VIDEO/ Kokainë në reçipetat e gruas shtatzënë,


“Droga ishte e imja dhe e kisha blerë për përdorim personal. Gruaja ime nuk ka lidhje fare me këtë gjë”.

Kështu u justifikua shqiptari 34 vjeçar me inicialet A.V në gjyq, teksa u la në arrest me burg, ndërkohë që gruaja e tij, J.V. 28 vjeçe, 7 muajshe shtatzëne u la në arrest shtëpie.

Sipas mediave italiane shqiptarë t u arrestuan pas një kontrolli që policia bë ri në banesën e tyre në Macerata.

Shqiptari ishte duke dalë nga pallati kur zbarkoi policia, në kushte paniku i bërtiti gruas, e cila sipas mediave italiane, e fshehu kokainën në reçipetat e saj, por me pas u zbulua gjatë kontrollit.

Në gjykatë , një ditë më pare burri e mbajti fajin vetë , duke e lënë jashtë historisë gruan e vet shtatzënë, pasi tha:

“Kokaina e gjetur ishte e imja dhe gruaja ime nuk ka lidhje me këtë gjë. Nga paniku e fshehu në reçipeta”.

Me tej 34-vjeçari që me parë kishte edhe një restorant në Sforzacosta ka treguar se e kishte blerë drogën për përdorim personal.

“Nuk jam shpërndarës. Drogën e kisha blerë pak më parë dhe ishte për përdorim personal”, tha ai.