AKTUALITET, 7 Dhjetor 2019, 12:16

“Milot–Balldren s’do kryhet”, Spaho reagon pas deklaratës së Braçes: Plani i Bashës është shpëtimi juaj

“Milot–Balldren s’do kryhet”, Spaho reagon pas


Ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka reaguar përmes një postimi në facebook lidhur me deklaratën e zv/kryeministrit Erion Braçe, sipas të cilit koncesioni i rrugës Milot – Balldren nuk do të kryhet.

Postimi i plotë:

Ja pra që opozita dhe zoti Basha kane te drejte. Po te mbani mendjen te ftohte dhe t’ju sundoje realizmi, plani prej tre pikash i zotit Basha eshte shpetimi juaj. Vleresimi sa me pare i demeve te jep mundesi te dish nevojat dhe te fillosh nga rikuperimi i tyre.

Financat jane thelbesore ne kete proces sepse asgje nuk ndertohet me urata. Per te marre ndihme nga jashte duhet se pari te mobilizohen burimet e brendeshme. Mundesia e vetme per kete jane anullimi i koncensioneve.

Pas rruges Milot- Balldre duhet anulluar rruga Orikum-Dukat, 80 milion euro per 14 km rruge.

Koncensioni i check-up eshte me i thjeshti per tu anulluar sepse Vilma eshte ushtare e partise, me kete koncension eshte abuzuar dhe jam i sigurte qe te gjithe shqiptaret jane te gatshem qe parate e ketij palo kontrolli te shkojne per zhdukjen e pasojave te termetit.

Nese do mobilizojme me seriozitet burimet e brendeshme, bota do na ndihmoje pa kufizim, por qe te bejme kete duhet te ndahemi nga oligarket.