AKTUALITET, 7 Dhjetor 2019, 11:46

Solidarizim për viktimat edhe nga të zotët e shtëpisë, Superiorja rikthehet me shirit të zi dhe heshtje

Solidarizim për viktimat edhe nga të zotët e shtëpisë,


Kategoria Superiore rikthehet sot në fushë pas tërmetit të fortë që goditi Shqipërinë pak ditë më parë.

Natyrisht që për futbollistët do të jetë e vështirë të përqendrohen të paktën në këtë javë të parë pas tërmetit, teksa pritet që shkallët e stadiumeve të kenë një numër të konsiderueshëm tifozësh duke qenë se shumë klube kanë njoftuar se përfitimet nga biletat do të shkojnë për ndihma.

Sot luhen 3 ndeshje të Superiores, teksa 2 të tjera do të luhen nesër. Ashtu siç ka ndodhur edhe në kampionatet e ndryshme në rajon, edhe në Shqipëri natyrisht që klubet do të solidarizohen me tragjedinë e 26 nëntorit.

Të gjitha ndeshjet do të nisin me një minutë heshtje në nder të viktimave nga tërmeti teksa, në krah do të kenë edhe nga një shirit të zi.

Java e 14 e Superiores duhej të luhej fundjavën e shkuar por gjendja e rëndë që kaploi Shqipërinë, bëri që të mos flitej më për futboll në Shqipëri. Me rikthimin e futbollit, tashmë synohet që të lihet pas ai kujtim i errët dhe të rinisë gjallëria edhe një herë tjetër në zonat e goditura nga tërmeti.

Ndeshjet:

13:00 Egnatia – Kastrioti

13:00 Korabi – Besëlidhja

13:00 Erzeni – Veleçiku

13:00 Dinamo – Tërbuni

13:00 Burreli – Shkumbini.