AKTUALITET, 2 Qershor 2019, 23:08

Protesta/ Reagon Gjylameti: Opozita e rrugës pa rrugë po krijon situatë artificiale

Protesta/ Reagon Gjylameti: Opozita e rrugës pa rrugë po krijon

Pasi sulmoi ashpër gazetarin e Bild, për shkrimin kritik ndaj qeverisë, duke thënë se u pagua nga Partia Demokratike dhe pasi mori një vërejtje publike në formën e "tërheqjes së veshit" nga kryeministri,  Blerina Gjylameti është rishfaqur me një status në rrjetet sociale. Ajo ka komentuar protestën e sotme të opozitës. Gjylameti thotë se opozita po krijon një situatë artificiale, edhe pse Tirana është mjaft e qetë.

"Vazhdojnë të mos ndalojnë në marrëzinë e rrugës pa rrugë. Nga një protestë në tjetrën, tentojnë të krijojnë situata artificiale për t'i hedhur hi syve shumicës së heshtur, se Tirana është e acaruar.

Tirana sot gëzonte të dielën e saj të qetë, ku ende familjarët vazhdonin t'i plotësonin dëshirat që dje nuk ia plotësuan dot fëmijëve.

Grupe të nxitura nga organizatorët për kaos tentuan të dhunonin policinë duke ngritur një valë zhurme në qytetin, që njeh vetëm qetësinë dhe sjelljen e një Tirane, që ka shumë kohë që ecën drejt Europës në zhvillimin e saj të përditshëm.

Tirana sot e theksoi dhe më shumë se është e vendosur që në #30Qershor do të ndahet njëherë e mirë nga alternativa e rrëmujës për të vazhduar përpara drejt progresi me njerëzit e zakonshëm", shkruan Gjylameti.

/TPZ.al/