TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ened Bostani, 29 vjeç, u plagos gjatë mbrëmjes së sotme përballe Parlamentit dhe më pas u dërgua menjëherë në Spitalin e Traumës për ndihmë të parë mjekësore.
Sipas Partisë Demokratike, protestuesi është plagosur me plumb në këmbë.
Ndërkohë që në një reagim të Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se i riu është dëmtuar nga shpërthimi i mjeteve piroteknike.
Reagon Ministria e Shëndetësisë
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se qytetari me inicialet E.B., 29 vjeç, i lënduar gjatë protestës ka marrë ndihmën e duhur mjekësore në spitalin Universitar të Traumës.
Nga ekzaminimet e kryera, përkatësisht radiografia e kërcirit dhe këmbës, rezulton normale, pa dëmtime të strukturave.
Nga plaga e marrë, mjekët kanë nxjerrë cifla mjetesh piroteknike.
Aktualisht 29-vjeçari ka përfunduar trajtimin dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.